Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e delegacionit të Gjykatës së Lartë Popullore të Republikës Popullore të Kinës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, 5 maj 2017

Delegacioni i Gjykatës së Lartë Popullore të Republikës Popullore të Kinës, i cili me ftesë të kryetarit të Gjykatës së Lartë zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, u prit në  një takim zyrtar nga Kryetari i  Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Delegacioni ishte i përbërë nga zoti Sun Huapu, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Kinës, zoti Wei Yanming, gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë Popullore të Hebeit; zonja Wang Ling, gjyqtare e nivelit të lartë dhe drejtoreshë e përgjithshme e Departamentit të Informacionit në Gjykatën e Lartë të Republikës Popullore të Kinës, zoti Wang Shumao, gjyqtar i nivelit të lartë dhe nënkryetar i Gjykatës së Lartë të Henanit, zoti Yu Donghui, gjyqtar i nivelit të lartë dhe kryetar i Gjykatës së Ndërmjetme Popullore të Zhengshous të provincës së Henanit, si dhe zonja Chang Qi, zyrtare në Departamentin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Gjykatën e Lartë të Republikës Popullore të Kinës dhe shoqërohej nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, zoti Xhezair Zaganjori.

Në takim u diskutua për çështje me interes të përbashkët dhe u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve më të fundit me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë, si dhe mundësia e një bashkëpunimi të mëtejshëm.

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.