| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e një delegacioni të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në Kroaci, 18 – 21 mars 2010.

Me ftesë të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, znj. Jasna Omejec, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari i saj, Dr. Vladimir Kristo, dhe i përbërë nga Z. Kujtim Puto, Znj. Vitore Tusha, Z. Admir Thanza, gjyqtarë, si dhe Z. Durim Kadiu, Drejtor i Kabinetit të Kryetarit, ka zhvilluar në datat 18 – 21 mars 2010 një vizitë zyrtare në Kroaci.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar takime të rëndësishme me personalitete të larta të vendit. Ai është pritur në një takim zyrtar nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Prof. Ivo Josipovic, takim në të cilin është nënvizuar roli që luajnë Gjykatat Kushtetuese respektive në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore  të individit, si dhe angazhimi i tij si President i Republikës në konsolidimin e institucionit të Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë.

Më tej, axhenda e kësaj vizite ka vijuar me takimin me Kryetarin e Parlamentit, z. Luca Bebic, ku janë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Gjithashtu, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë ka zhvilluar një takim me trupën e gjyqtarëve kushtetues të Kroacisë, me qëllim shkëmbimin e përvojave të dy institucioneve respektive.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.