Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Dedja falënderoi Ambasadorin për këtë vizitë si dhe për kontributin me vlerë të dhënë nga Qeveria amerikane për sistemin e drejtësisë, nëpërmjet programeve USAID, OPDAT dhe JUST.
Z. Dedja pasi e njohu Ambasadorin me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, i shprehu atij dëshirën për konkretizimin e një bashkëpunimi të mëtejshëm, nëpërmjet përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese në programet e ndihmës së Qeverisë amerikane.
Nga ana e tij Ambasadori Arvizu, falënderoi Z. Dedja për pritjen, dhe vlerësoi në të njëjtën kohë kontributin dhe rolin e kësaj gjykate në forcimin e shtetit të së drejtës.