Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Vizitë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese e një grupi nxënësish të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit me rastin e përvjetorit të Kushtetutës.

Në kuadër tëprojektit “Rritja e transparencës dhe aksesit në drejtësinë kushtetuese”, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Gjykata Kushtetuese organizoi sot, më 27 nëntor 2024, një ditë të hapur me një grup nxënësish nga shkollat 9-vjeçare “Edith Durham” dhe “Emin Duraku”, të cilët patën mundësinë të vizitonin ambientet e institucionit dhe të njiheshin me doracakun “Kushtetuta ime”.

Ky botim i prodhuar për herë të parë në këtë format, i cili përkon edhe me 26-vjetorin e miratimit të Kushtetutës, do të shërbejë për t’i ardhur në ndihmë të rinjve për të kuptuar dhe mbrojur të drejtat e tyre, duke kontribuar kështu në një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.

Gjatë këtij aktivitet, ku ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, znj. Ruth Huber, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, bëri një përshkrim të shkurtër të përmbajtjes së këtij libërthi. Kryetarja u shpjegoi me një gjuhë të thjeshtë të rinjve rëndësinë që ka Kushtetuta si ligji themelor i vendit tonë, si dhe u ndal në disa të drejta të fëmijëve të mbrojtura nga Kushtetuta, si e drejta për arsim, e drejta për të mos u keqtrajtuar/dhunuar, e drejta për të mos u shfrytëzuar për punë.

Gjatë fjalës së saj, znj. Zaçaj u shpreh po ashtu se: “ Bashkëjetesa, mirëkuptimi dhe respekti për njeri - tjetrin, edhe pse të ndryshëm, janë të rëndësishme. Eshtë detyrë e të gjithëve ne, të rritur dhe fëmijë, të ruajmë gjuhën tonë të bukur, zakonet, traditat dhe trashëgiminë e të parëve tanë. Së bashku, të rritur e fëmijë, duhet t’i ruajmë këto vlera të shoqërisë të shprehura kaq bukur në Kushtetutë. Kjo mund të jetë një detyrë e vështirë, e cila arrihet vetëm nëse të gjithë ne kontribuojmë për respektimin e tyre. Gjithsecili prej nesh ka një rol të rëndësishëm për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë!

Ky doracak do të synohet të ribotohet me qëllim përfshirjen e tij në kurrikulat e mësimdhënies për fëmijët e arsimit bazë (të klasave të teta dhe të nënta).

27 27

27 27 27

27

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.