| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT TETOR 2023

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Terenzio D’Alena Nr.2 (T) 2023 Regjistri themeltar, datë 03.02.2023 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-2028, datë 21.09.2022 të Gjykatës së Lartë, vendimit nr. 2526, datë 20.11.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, vendimit nr. 6083, datë 03.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me tjetër trup gjykues. 31 Tetor, 2023 Pranimin pjesërisht të kërkesës. Shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë nr.00-2022-2028, datë 21.09.2022. Dërgimin për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë.
2. Mitat Dautaj Nr.1 (M) 2023 Regjistri Themeltar, datë 19.01.2023 Shfuqizim si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.21001-01221-00-2015 Regjistri Themeltar, datë 15.09.2022 të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi),nr.00-2022-2821, datë 06.10.2022 të Gjykatës së Lartë (dhomë Këshillimi), nr.3717, datë 09.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr.3998, datë 02.12.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë. 18 Tetor, 2023 Rrëzimin e kërkesës.
3. Ermal (Arben) Gjokja (Gjoka) Nr.12 (E) 2023 Regjistri Themeltar, datë 31.05.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit penal nr. 00-2022-1821 (292), datë 03.11.2022 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe kthimi i çështjes për rigjykim pranë atij kolegji. 18 Tetor, 2023 Rrëzimin e kërkesës.
4. Muhamet Trepçi Nr.3 (M) 2023 Regjistri themeltar, datë 07.02.2023 Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr. 569, datë 25.02.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe i vendimit nr. 00-2022-2177, datë 05.10.2022 të Gjykatës së Lartë. 18 Tetor, 2023 Pranimin e kërkesës pjesërisht. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-2177, datë 05.10.2022 të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
5. Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privat Nr. 5 (Dh) 2022 Regjistri Themeltar, datë 29.12.2023 Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2022-3624 i vendimit (414), datë 1.12.2022 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si vendim i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për shkak të shkeljeve të një procesi të rregullt ligjor. 16 Tetor, 2023 Rrëzimin e kërkesës.
6. Kleant Keshi (alias Gentian Hysa) Nr. 4 (K) 2023 Regjistri themeltar, datë 14.02.2023 Shfuqizim i vendimit nr.00-2022-1250(264), datë 13.10.2022 të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 11 Tetor, 2023 Pranimin e kërkesës. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-1250 (264), datë 13.10.2022, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
7. Klaudio Perçuke, Kejvin Zogo Nr.1(K) 2023 Regjistri Themeltar, datë 10.01.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2022-1144, datë 27.09.2022 të Gjykatës së Lartë. 05 Tetor, 2023 Rrëzimin e kërkesës.
8. Gëzim Boçari Nr.1 (G) 2023 Regjistri Themeltar, datë 30.01.2023 Konstatimi se vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr.18, datë 17.11.2022 ka shkelur të drejtën për gjykim brenda afateve ligjore, përcaktuar nga K.Pr.C, neni 399. Anullimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr.18, datë 17.11.2022, përshpejtim të gjykimit dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga zvarritja e gjykimit përtej afateve ligjore, kërkuar nga Gëzim Boçari me kërkesën e tij dt. 3 tetor 2022 ”. 03 Tetor, 2023 Pranimin pjesërisht të kërkesës. Shfuqizimin e vendimit nr. 18, datë 17.11.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm. Detyrimin e Gjykatës së Lartë për të gjykuar çështjen
9. Ilir Muzhaqi Nr.6 (I) 2022 Regjistri themeltar, datë 30.12.2022 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2021-419, datë 15.06.2021 të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 03 Tetor, 2023 Pranimin e kërkesës pjesërisht. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2021-419, date 15.06.2021 te Gjykatës se Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Dërgimin e çështjes pranë Gjykatës së Lartë, Kolegji Penal, për rishqyrtim.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.