Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Nr. | Kërkues | Nr/date regjistri themeltar |
Objekti | Data e vendimmarrjes |
Dispozitivi |
1. | Hysni Dizdari | 10 (H) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.10.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-606, datë 01.03.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë | 03 Janar, 2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
2. | Vjollca Burimi | 13 (V) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.11.2024 | Kërkohet shfuqizimin i vendimit nr. 5292, datë 18.12.2023 i dhënë nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në dhomën e këshillimit) për të cilin jam vënë në dijeni në datën 07.10.2024 tërhequr nga K/Sekretaria, sepse ky vendim është dhënë në shkelje të parimeve themelore kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, nenet 6, 8 të Konventës Europiane të Mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut, nenet 9, 14, 18 të Kodit të Procedurës Civile për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor. | 03 Janar, 2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
3. | Ilir Muzhaqi | 16 (I) 2024 Regjistri Themeltar, datë 18.11.2024 | Cenimi i së drejtës së aksesit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm | 08 Janar, 2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
4. | Stephan Morgenstern | 21 (S) 2024 Regjistri themeltar, datë 02.12.2024 | 1. Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.(ska), datë 26.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr. 1246, datë 22.05.2024 të Gjykatës së Apelit, të cilat pranojnë kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e kërkuesit nga Republika e Shqipërisë drejt Republikës së Polonisë. 2. Deklarimi që ekstradimi i z. Stephan Karl Morgenstern drejt Polonisë shkel nenet 21,25, 27, 28, 39/2, 43 të Kushtetutës, nenet 3, 4, 6 dhe 13 të KEDNJ, nenin 499 KPP, dhe ligjin nr. 10193, datë 03.12.2009. | 13 Janar, 2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
5. | Andri Leka | 46 (A) 2024 Regjistri themeltar, datë 04.11.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-580, datë 04.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 1608, datë 19.10.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm; vendimit të datës 20.01.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 2. Kthimin për rigjykim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 14 Janar, 2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
6. | Valbona Hajdari | 12 (V) 2024 Regjistri themeltar, datë 13.11.2024 | 1. Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 373 (2387), datë 16.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, nr. 1298 (30-2024-4328), datë 04.06.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2024-1358, datë 23.07.2024 të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër në fazën e ekzekutimit të vendimit nr. 373(2387), datë 16.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër në lidhje me kompetencën e ekzekutimit. 3. Parashtrimin për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet pushtetit gjyqësor (prokurorit dhe oficerit të policisë gjyqësore), si dhe pushtetit ekzekutiv (Ministrisë së Drejtësisë) për ekzekutimin e masës së sigurimit ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale në rastin e noterit duke përcaktuar pushtetin gjyqësor si pushtet kompetent për ekzekutimin e vendimit nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore. 4. Prishjen e vendimit nr. 373 (2387) vendimi, datë 16.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Ndryshimin e vendimit duke vendosur rrëzimin e kërkesës së prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për caktim mase sigurimi. | 14 Janar, 2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
7. | Kujtim Luli | 22 (K) 2024 Regjistri themeltar, datë 04.12.2024 | Shfuqizimi i vendimit nr.42, datë 06.10.2023 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.319, datë 03.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Kujtim Luli, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2.Përfundimin e procesit të rivlerësimit për kërkuesin pa një vendim përfundimtar për çështjen për shkak se objekti dhe qëllimi i atij procesi është bërë i pamundur”. | 15 Janar, 2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
8. | Bashkim Seferi | 11 (B) 2024 Regjistri themeltar, datë 23.10.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 772, datë 25.04.2024 të Gjykatës së Lartë dhe nr. 535, datë 17.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. | 15 Janar, 2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
9. | Ilir Muzhaqi | 13 (I) 2024 Regjistri themeltar, datë 14.10.2024 | Cenimi i të drejtës së aksesit në gjykatë. | 15 Nëntor, 2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
10. | Belul Kokallari | 22 (K) 2024 Regjistri themeltar, datë 04.12.2024 | Kërkoj prishje të vendimeve nr. 00-2024-995 të Gjykatës së Lartë, datë 30.05.2024 nr. 250, datë 27.07.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr. 141, datë 26.05.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Kërkoj rrëzimin e provave të falsifikuara. Kërkoj rrëzimin e akteve të bëra në interpretim të gabuar të ligjit nga gjykata private e zv. Drejtorit të shkollës së nipit, z. Nuredin Spahiu. Kërkoj moskompetencë tokësore të gjykatave dhe dërgimin e shpifjes tek Gjykata kompetente e Prizrenit, Republika e Kosovës. Interpretim të ligjit për nenin 144 të K. Pr. Penale që është afati. | 15 Nëntor, 2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
11. | Bledar Mataj (Mata) | 15 (B) 2024 Regjistri themeltar, datë 13.11.2024 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 2315, datë 28.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 850, datë 26.09.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr. 00-2024-1334, datë 18.07.2024 të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me procedurën e gjykimit të zakonshëm. | 15 Janar, 2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
12. | Rakip Skënderi | 9 (R) 2024 Regjistri themeltar, datë 25.11.2024 | Prishjen e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë nr. 41-2022-3529 (399SP), datë 15.11.2022 sot Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe të vendimit nr. 4, datë 13.01.2023 (Gjykatës së Apelit Korçë) sot Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë dhe vendimit nr. 948, datë 23.05.2024 të Gjykatës së Lartë. Kthimin për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës duke përfshirë autopsinë (ekspertizën e çertifikuar që bëhet pas vdekjes) për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së motrës time Çlirime Skënderi. Shpallja fajtor e mjekëve Diana Aliçkolli, anestezisti Marsel Dhima, infermiere Alidona Muçollari. | 15 Janar, 2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |