| Bookmark and Share

Seancat gjyqësore Dhjetor 2024

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë seancë plenare publike Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave. “Shfuqizimi i ligjit nr.69/2023, datë 21.07.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.53/2019, datë 18.07.2019 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë””, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë .”. 17 Dhjetor, 2024 10:00
2. Elton Qyno, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “1. Marrja e masave të kërkuara nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB sipas vendimeve të datës 17.01.2024 dhe 30.04.2024 duke ndaluar specifikisht personin e interesuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të kryejë çdo inspektim, përpunim dhe shpërndarje të materialit të sekuestruar nga kërkuesi Elton Qyno, derisa çështja të përfundojë shqyrtimin nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut në OKB. 2. Pezullimi i zbatimit të vendimeve nr.500, 501, 502, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin e banesës, paraqitjen e të dhënave elektronike të kërkuesit, kontrollin personal të kërkuesit dhe specifikisht organet proceduese të :-Pezullojë veprimet e nxjerrjes, përpunimit të të dhënave nga pajisjet e sekuestruara kompjuterikë e telefonike apo disqe të pritshme për t’u kryer, si dhe të sigurojë çdo pajisje të sekuestruar me vulë, në praninë e kërkuesit dhe avokatit të zgjedhur prej tij;-Vlerësojnë mundësitë e tjera efektive të hetimit para se të vlerësohet që aksesimi i të dhënave të kërkuesit janë rruga e vetme efektive për të hetuar ngjarjen;-Mundësojnë që kërkuesi dhe avokati i zgjedhur prej tij të jenë të pranishëm përpara çdo aksesimi, nxjerrjeje dhe përpunimi të të dhënave, me qëllim që të miratohet mënyra e aksesimit, nxjerrjes dhe përpunimit të të dhënave; -Marrin masa që çdo procedurë qërimi/shoshitjeje të të dhënave, të mos bëhet duke përdorur fjalë kyçe të pa komunikuara më herët kërkuesit dhe të miratuara nga gjykata, me qëllim mospërfshirjen e terma të gjerë të kërkimit kompjuterik, që mund të përfshijnë si rezultat evidentimin e shumë dokumente elektronikë njëherësh;-Ndalojnë aksesin dhe kopjimin e çdo dokumenti apo të dhëne elektronike jorelevante dhe pa respektuar të gjithë hapat e mësipërm. 3. Shfuqizimi i vendimeve nr. 500, 501 dhe 502, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin e banesës, paraqitjen e të dhënave elektronike dhe kontrollin personal të kërkuesit, si dhe çdo akti procedural të prodhuar si pasojë e zbatimit të këtyre vendimeve, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Evropiane për të drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (PNDCP). 4. Shfuqizimi i vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zbatuar sipas procesverbalit “Për sekuestrimin e sendeve”, datë 14.12.2023, ora 00:05. 5. Shfuqizimi i vendimit nr.04 (87-2024-9), datë 06.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, KEDNJ dhe PNDCP. 6. Shfuqizimi i vendimit nr.00-2024-255 (36), datë 20.02.2024 të Gjykatës së Lartë (komunikuar me e-mail më 13.05.2024), si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, KEDNJ dhe PNDCP”. 12 Dhjetor, 2024 10:00
3. Jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë seancë plenare publike Kuvendi i Shqipërisë Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Bashkia Durrës, Autoriteti Portual Durrës, Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company dhe NSHMI Development L.L.C. “1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Ligjit Nr.79/2022, datë 24.11.2022, "Për Miratimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development Albanian Seaports Development Company, sh.a, dhe NSHMI Development L.L.c. në lidhje me projektin e investimit Strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të VKM-së nr. 861, dt.29.12.2021 "Për transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, të pronave të paluajtshme shtetërore, në ZKnr.8514, Bashkia Durrës, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik" Marina dhe Jahtet e Durrësit (Durrës Yachts &Marina) ", dhe për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Autoriteti Portual Durrës te Ministria e Financave dhe Ekonomisë", të ndryshuar me VKM nr. 494 dt.21.7.2022, të ndryshuar me VKM nr. 685, dt. 26.10.2022 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 861, dt.29.12.2021, të KM, "Për transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të pronave të paluajtshme shtetërore, në ZK, 8514, Bashkia Durrës, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik Marina dhe Jahtet e Durrësit (Durrës Yachts & Marina)', të ndryshuar", të ndryshuar me VKM nr.115, dt. 1.3.2023 "Për transferimin në pronësi të shoqërisë 'Albanian Seaports Development Company' sha, të pronave të paluajtshme shtetërore, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme shtetërore, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme shtetërore pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, me vendndodhje në ZK nr. 8514 Bashkia Durrës. 3. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 79/2022, si dhe të VKM-së nr. 861/2021 të ndryshuar me VKM-në nr.494/2022, të ndryshuar me VKM-në nr. 685/2022, të ndryshuar me VKM-në nr. 115/2023 derisa vendimi i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.”. 10 Dhjetor, 2024 10:00
4. Jamarbër Malltezi, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimi të Organizuar “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 dhe vendimit nr. 116, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të vendimit nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”. 05 Dhjetor, 2024 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.