| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT JANAR 2025

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Hysni Dizdari 10 (H) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.10.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-606, datë 01.03.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë 03 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2. Vjollca Burimi 13 (V) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.11.2024 Kërkohet shfuqizimin i vendimit nr. 5292, datë 18.12.2023 i dhënë nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në dhomën e këshillimit) për të cilin jam vënë në dijeni në datën 07.10.2024 tërhequr nga K/Sekretaria, sepse ky vendim është dhënë në shkelje të parimeve themelore kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, nenet 6, 8 të Konventës Europiane të Mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut, nenet 9, 14, 18 të Kodit të Procedurës Civile për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor. 03 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3. Ilir Muzhaqi 16 (I) 2024 Regjistri Themeltar, datë 18.11.2024 Cenimi i së drejtës së aksesit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm 08 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
4. Stephan Morgenstern 21 (S) 2024 Regjistri themeltar, datë 02.12.2024 1. Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.(ska), datë 26.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr. 1246, datë 22.05.2024 të Gjykatës së Apelit, të cilat pranojnë kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e kërkuesit nga Republika e Shqipërisë drejt Republikës së Polonisë. 2. Deklarimi që ekstradimi i z. Stephan Karl Morgenstern drejt Polonisë shkel nenet 21,25, 27, 28, 39/2, 43 të Kushtetutës, nenet 3, 4, 6 dhe 13 të KEDNJ, nenin 499 KPP, dhe ligjin nr. 10193, datë 03.12.2009. 13 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
5. Andri Leka 46 (A) 2024 Regjistri themeltar, datë 04.11.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-580, datë 04.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 1608, datë 19.10.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm; vendimit të datës 20.01.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 2. Kthimin për rigjykim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 14 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
6. Valbona Hajdari 12 (V) 2024 Regjistri themeltar, datë 13.11.2024 1. Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 373 (2387), datë 16.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, nr. 1298 (30-2024-4328), datë 04.06.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2024-1358, datë 23.07.2024 të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër në fazën e ekzekutimit të vendimit nr. 373(2387), datë 16.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër në lidhje me kompetencën e ekzekutimit. 3. Parashtrimin për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet pushtetit gjyqësor (prokurorit dhe oficerit të policisë gjyqësore), si dhe pushtetit ekzekutiv (Ministrisë së Drejtësisë) për ekzekutimin e masës së sigurimit ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale në rastin e noterit duke përcaktuar pushtetin gjyqësor si pushtet kompetent për ekzekutimin e vendimit nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore. 4. Prishjen e vendimit nr. 373 (2387) vendimi, datë 16.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Ndryshimin e vendimit duke vendosur rrëzimin e kërkesës së prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për caktim mase sigurimi. 14 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
7. Kujtim Luli 22 (K) 2024 Regjistri themeltar, datë 04.12.2024 Shfuqizimi i vendimit nr.42, datë 06.10.2023 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.319, datë 03.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Kujtim Luli, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2.Përfundimin e procesit të rivlerësimit për kërkuesin pa një vendim përfundimtar për çështjen për shkak se objekti dhe qëllimi i atij procesi është bërë i pamundur”. 15 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
8. Bashkim Seferi 11 (B) 2024 Regjistri themeltar, datë 23.10.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 772, datë 25.04.2024 të Gjykatës së Lartë dhe nr. 535, datë 17.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. 15 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
9. Ilir Muzhaqi 13 (I) 2024 Regjistri themeltar, datë 14.10.2024 Cenimi i të drejtës së aksesit në gjykatë. 15 Nëntor, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
10. Belul Kokallari 22 (K) 2024 Regjistri themeltar, datë 04.12.2024 Kërkoj prishje të vendimeve nr. 00-2024-995 të Gjykatës së Lartë, datë 30.05.2024 nr. 250, datë 27.07.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr. 141, datë 26.05.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Kërkoj rrëzimin e provave të falsifikuara. Kërkoj rrëzimin e akteve të bëra në interpretim të gabuar të ligjit nga gjykata private e zv. Drejtorit të shkollës së nipit, z. Nuredin Spahiu. Kërkoj moskompetencë tokësore të gjykatave dhe dërgimin e shpifjes tek Gjykata kompetente e Prizrenit, Republika e Kosovës. Interpretim të ligjit për nenin 144 të K. Pr. Penale që është afati. 15 Nëntor, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
11. Bledar Mataj (Mata) 15 (B) 2024 Regjistri themeltar, datë 13.11.2024 Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 2315, datë 28.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 850, datë 26.09.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr. 00-2024-1334, datë 18.07.2024 të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me procedurën e gjykimit të zakonshëm. 15 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
12. Rakip Skënderi 9 (R) 2024 Regjistri themeltar, datë 25.11.2024 Prishjen e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë nr. 41-2022-3529 (399SP), datë 15.11.2022 sot Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe të vendimit nr. 4, datë 13.01.2023 (Gjykatës së Apelit Korçë) sot Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë dhe vendimit nr. 948, datë 23.05.2024 të Gjykatës së Lartë. Kthimin për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës duke përfshirë autopsinë (ekspertizën e çertifikuar që bëhet pas vdekjes) për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së motrës time Çlirime Skënderi. Shpallja fajtor e mjekëve Diana Aliçkolli, anestezisti Marsel Dhima, infermiere Alidona Muçollari. 15 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
13. Fatjon Karmeshtna 20 (F) 2024 Regjistri themeltar, datë 12.11.2024 Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-1276, datë 11.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vendimit nr. 21, datë 12.03.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe i vendimit nr. 48, datë 26.06.2019 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimi i çështjes për rigjykim në po këtë gjykatë me tjetër trup gjykues. 15 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
14. Shoqëria “Sima Com” sh.p.k. 30 (Sh) 2024 Regjistri themeltar, datë 24.10.2024 “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2024-490, datë 19.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.175 (87-2023-290), datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.303, datë 24.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”. 15 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
15. Altin Shegani 44 (A) 2024 Regjistri themeltar, datë 25.10.2024 Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, si pasojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 17, datë 28.02.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë duke shkelur nenent 42, pika 2 dhe 142, pika 3 të Kushtetutës, si dhe nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. 22 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
16. Shyqyri Tola 33 (Sh) 2024 Regjistri themeltar, datë 11.11.2024 Shfuqizimi i nenit 58, shkronja “ç” të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” në pjesën që parashikon moslejimin e rekursit për mosmarrëveshje që rrjedhin nga pagesa e aftësisë së kufizuar me vlerë më të vogël se dyzetfishi i pagës minimale në shkallë vendi. Shfuqizimi i vendimit nr. 1261, datë 04.07.2024 i Gjykatës së Apelit Administrativ, Tiranë, në pjesën e dispozitivit që i përket kërkuesit. 22 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
17. Sose Buçpapaj 15 (S) 2024 Regjistri themeltar, datë 11.11.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë të vendimit nr. (1409) 342, datë 18.12.2018, vendimit të ndërmjetëm nr. Regj. Themeltar (76007-00614-55-2018) 342, datë 18.12.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vendimit nr. 23, datë 30.01.2019 të Gjykatës së Apelit Shkodër, vendimit nr. 00-2024-1269, datë 09.07.2024 të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës, në Gjykatën e Apelit Shkodër, në Gjykatën e Lartë. Cenimi i të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e paanshme të së drejtës për t’u dëgjuar. Cenimi i standartit të arsyetimit të vendimit gjyqësor. Cenimi i të drejtës së mbrojtjes e të ankimit. Cenimi i aksesit në gjykatë. Cenimi i të drejtës së kompetencës ligjore pas transferimit të prokurorit. Cenimi i parimit të barazisë përpara ligjit. Cenimi i parimit të diskriminimit. Cenimi i standardit të vlerësimit juridik. Cenimi i barazisë së armëve dhe kontradiktoritetit në gjykim. Cenimi i pozitës dhe i figurës i vendimeve me akte dhe sjellje që diskretitojnë figurën e gjyqtarit dhe prokurorit. Kthimin e çështjes për rihetim në një prokurori jashtë juridiksionit të Prokurorisë së Kukësit. 22 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
18. Merxhan Qerimaj 26 (M) 2024 Regjistri themeltar, datë 05.12.2024 Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-980, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 24 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
19. Kozeta Tili 23 (K) 2024 Regjistri themeltar, datë.05.12.2024 Kërkohet rivendosja në afat e të drejtës së ushtrimit të ankimit kushtetues individual për vendimin nr.00-2024-258, datë 11.01.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 24 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
20. Artur Jakupi (Zhgjuni) 45 (A) 2024 Regjistri themeltar, datë 31.10.2024 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-1937 (306), datë 16.11.2023 të Gjykatës së Lartë Kolegji Penal, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. 28 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
21. Haxhi Boshnjaku 12 (H) 2024 Regjistri themeltar, datë 12.11.2024 Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2024-2194, datë 22.05.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, vendimit nr. 474/ 10-2015-1091, datë 07.05.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr. (11-2013-4307) 2188, datë 16.09.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës me tjetër trup gjykues. 29 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
22. Sami Shtëpani 19 (S) 2024 Regjistri themeltar, datë 25.11.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 3372, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Lartë, nr. 2509, datë 23.09.2016 të Gjykatës së Lartë, nr. 520, datë 09.09.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr. 244, datë 08.09.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr. 1888 Akti, datë 19.01.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr. 3304, datë 11.04.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 30 Janar, 2025 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.