Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 09.11.2016, shqyrtoi kërkesat në çështjen me palë:
 
Kërkues: Presidenti i Republikës, një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit, Avokati i Popullit, Partia Republikane e Shqipërisë, Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, Shoqata “Krahina Jonë”, Shoqata “Bregdeti”, Shoqata e Pronarëve Legjitimë “Shqiptarët”.
 
Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjensia e Trajtimit të Pronave.
 
Objekti:  Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
 
Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara,  Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjensia e Trajtimit të Pronave, bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”:
 
VENDOSI:
 
- Pranimin pjesërisht të kërkesës.
- Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 6 pika 3 dhe pika 5 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
- Refuzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 6 pika 1 shkronja “ b” dhe nenit 7 pika 2 shkronja “a” dhe “b” të ligjit të mësipërm.
- Rrëzimin e kërkesës për pjesën tjetër.
 
 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.