| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:

Kërkues: Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave

Objekt:  Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën, i nenit 7 të ligjit nr. 101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”. Pezullimi i zbatimit të dispozitave të ligjit, objekt i kësaj kërkese, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese,

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 16.12.2014, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:

- Rrëzimin e kërkesës.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.