| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Njoftime të vitit 2017

31.07.2017
Sot më datën 31. 07. 2017 , në mbështetje të nenit 127, shkronja “a”, “b”, dhe “c” në lidhje me nenin 125, pika 7 të Kushtetutës, zoti Vladimir Kristo , ka dhënë dorëheqjen nga vazhdimi i detyrës së Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
16.06.2017
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në datën 16.06.2017 shqyrtoi çështjen me palë: KËRKUESE: GJYKATA ADMINISTRATIVE E SHKALLËS SË PARË KORÇË OBJEKTI: Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i nenit 6/1 të ligjit nr.5/2016, datë 04.02.2016 “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”
18.04.2017
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 18.04.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë: Kërkues: Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
14.04.2017
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 14.04.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë: Kërkues: 1/5 e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike) Subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të Shqipërisë, Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë
09.03.2017
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 09.03.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë: Kërkues: Federata Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim Shoqata e Tregtarëve të Armëve dhe Materialeve të Gjahut
08.03.2017
Gjatë ditës së djeshme dhe sot, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ne disa media te shkruara dhe elektronike është publikuar lajmi se Gjykata Kushtetuese ka anuluar vendimin e dënimit me burgim te perjetshem te të denuarit Aldo Bare. Në këtë situate, Gjykata Kushtetuese vlerëson të informojë mediat dhe publikun si më poshtë vijon:
07.03.2017
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 07.03.2017, mori në shqyrtim çështjen me palë: Kërkues: Elvis Rroshi Subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqiperise Keshilli i Ministrave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Prokuroria e Përgjithshme
03.02.2017
Në kronikat televizive të datës 02.02.2017 është njoftuar se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka revokuar vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë, midis të cilëve është përmendur edhe emri i znj. Vitore Tusha, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.