| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot me datën 16.12.2014 pasi shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit.

Subjekte të Interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave; Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Objekti:  Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.101/2014 “Për  disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, të ndryshuar.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e palës kerkuese, prapesimet e subjekteve të interesuara,  me vendimin e datës 16.12,2014, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”,

VENDOSI:


- Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
- Shfuqizimin e nenit 4 të ligjit nr.101/2014 “Për  disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.