| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Ndahet nga jeta juristi i shquar dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, z.Zija Vuci.

Dje, është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare juristi i shquar dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese,  z.Zija Vuci.

Z.Zija Vuci është lindur në Shkodër në 25.04.1934. U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1958. Gjatë karrierës së gjatë profesionale, z.Zija Vuci ka kryer detyra të ndryshme dhe të rëndësishme në organet e drejtësisë. Në vitin 1968 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë, detyrë të cilën e ka kryer për rreth 20 vjet. Ai njihet dhe si një prej personaliteteve dhe juristëve më të shquar  në fushën e të drejtës civile.

Në vitet 1994-2004 z.Zija Vuci ka ushtruar funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, detyrë të cilën e ka kryer me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

Me ndarjen nga jeta të z.Zija Vuci, drejtësia humbi një nga personalitetet dhe aktivistët e saj më të shquar. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij i shprehin ngushëllimet më të  sinqerta familjes për humbjen e njeriut të dashur. 

 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.