| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

PUBLIKIM

Mbi kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve me subjekte iniciues: Gjykatat 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.99/2016, 
 
Njofton:
 
Kërkesa nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me objekt: “Shfuqizimi si antikushtetues i nenit 91/4 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në pjesën ku parashikon se, vetëm femrat mund të përfitojnë periudhë sigurimi për efekt llogaritjeje pensioni për afatin e kryerjes së studimeve të shkollës së lartë, duke përjashtuar nga kjo e drejtë meshkujt”, është nën shqyrtim dhe ka kaluar në seancë plenare mbi bazë dokumentash.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.