| Bookmark and Share

Paris, France, 13-15 nëntor 2006

Nga data 13 deri me 15 nëntor 2006, zhvilloi punimet në Paris Kongresi i IV i ACCPUF-it (Shoqata e Gjykatave Kushtetuese që Përdorin Gjuhën Frënge), në të cilin morën pjesë kryetarë dhe përfaqësues nga 38 gjykata  kushtetuese anëtare të kësaj Shoqate. Në punimet e Kongresit morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Frëngjishtfolësve dhe z. G. Bukikio, Sekretar i Komisionit të Venecias. Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese u kryesua nga z. Gjergji Sauli, Kryetar, dhe përbëhej nga  z. Kujtim Puto, gjyqtar, dhe z. Luan Pirdeni, drejtor.

Rreth temës "Kompetencat e Gjykatës Kushtetuese", që përbënte temën e këtij Kongresi, u paraqitën përvojat e gjykatave kushtetuese pjesëmarrëse dhe u zhvilluan debate për çështje aktuale të jurisprudencës së tyre. Gjatë punimeve, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese diskutoi për disa çështje aktuale të vendimmarrjes së saj.

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.