| Bookmark and Share

Si të marrim pjesë në seancat publike

Çdo person ka të drejtë të marrë pjesë në seancat publike, duke respektuar rregullat, rendin dhe solemnitetin e gjykimit.

Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenin 21 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, shqyrton çështjet në seancë plenare publike ose mbi bazë dokumentash, sipas natyrës së çështjes.

Seancat publike zhvillohen në sallën e gjykimit me praninë e palëve. Personat e thirrur si subjekte procedurale në gjykim, ose personat e tjerë që asistojnë në seancat gjyqësore (publiku, përfaqësuesit e medias, etj.), duhet të njoftojnë paraprakisht pjesëmarrjen e tyre dhe të paraqiten në ambientet e Gjykatës gjysmë ore përpara fillimit të seancës gjyqësore. Pas identifikimit të tyre ata i nënshtrohen kontrollit fizik elektronik nga punonjësi i ruajtjes së sigurisë, pajisen me fletëhyrje dhe shoqërohen prej tij në sallën e gjykimit.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.