| Bookmark and Share

Vendimet dhe botimi i tyre

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese shpallen të arsyetuara jo me vonë se 30 ditë nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor. Këto vendime, së bashku me mendimet e pakicës dhe mendimet paralele, janë të disponueshme për palët e interesuara nëpërmjet:

• Paraqitjes në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit të Gjykatës Kushtetuese, në oraret e caktuar dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

• Konsultimit të faqes zyrtare të Gjykatës Kushtetuese www.gjyk.gov.al

• Buletineve Periodike të Gjykatës Kushtetuese.

• Konsultimit, krahas burimeve të tjera të mësipërme, edhe të Fletores Zyrtare ku bëhet publikimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.