| Bookmark and Share

NENI 2 (E drejta për jetën)

1. E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i merret jeta qëllimisht, me përjashtim të rastit kur zbatohet një vendim gjyqësor me vdekje, pas dënimit për një krim për të cilin ky dënim është parashikuar me ligj.

2. Marrja e jetës nuk konsiderohet të jetë shkaktuar në kundërshtim me këtë nen në rastet kur ajo vjen si pasojë e përdorimit të forcës, që është jo më shumë se absolutisht e nevojshme:

a. në mbrojtje të çdo personi nga dhuna e paligjshme;

b. për të kryer një arrestim të ligjshëm ose për të parandaluar arratisjen e një personi të cilit i është hequr liria ligjërisht;

c. për të kundërshtuar, në përputhje me ligjin, një trazirë ose kryengritje.

Rastet që janë çregjistruar


1. Veizi dhe Deda kundër Shqipërisë, vendim i 28 marsit 2017

· ankuesit u shprehën se sipas nenit 2 dhe 13 të Konventës, atyre iu ishte mohuar e drejta për të marrë informacion në dosjen e hetimit dhe sipas nenit 6 të Konventës për një shkelje të së drejtës së tyre të aksesit në gjykatë për të shqyrtuar padinë e tyre civile për dëmet;

· qeveria i kërkoi Gjykatës ta nxirrte ankimin nga lista e çështjeve, në përputhje me nenin 37 të Konventës;

· qeveria pranon se hetimi i zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së vëllezërve të ankuesve nuk ishte në përputhje me nenet 2,13 dhe 6 të Konventës,

· gjykata konstaton se pas dakordësisë së shprehur nga ankuesit në lidhje me kushtet e deklaratës së bërë nga Qeveria, çështja duhet trajtuar si një zgjidhje miqësore midis palëve;

· kërkesa çrregjistrohet në mbështetje të nenit 39 të Konventës.


2. Myrtaj dhe të tjerët kundër Shqipërisë, vendim i 5 marsit 2019

· aplikantët u ankuan, mbështetur në nenin 2 të Konventës, se e drejta për jetën e familjarëve ishte shkelur si pasojë e veprimeve të Gardës Kombëtare gjatë protestës së zhvilluar më 21 janar 2011. Gjithashtu, ata u ankuan se përdorimi i dhunës vdekjeprurëse nuk ishte absolutisht e nevojshme dhe se autoritetet, nuk kryen një hetim efikas për vdekjen e familjarëve të tyre;

· në Gjykatë u paraqitën deklarata për zgjidhje miqësore, të firmosura nga të gjitha palët;

· kërkesa çrregjistrohet në mbështetje të nenit 39 të Konventës.


3. Ceka kundër Shqipërisë, vendim i 23 tetorit 2012

· shteti ka njohur qartësisht shkeljen dhe ka akorduar dëmshpërblimin e përshtatshëm;

· nuk justifikohej me vazhdimi i shqyrtimit të kërkesës;

· kryerja e hetimeve adekuate;

· elemente të mjaftueshëm të shqyrtimit publik;

· u shqyrtuan gjithashtu pretendimet në lidhje me nenin 3, çrregjistruar.

Rastet ku nuk janë konstatuar shkelje

1. Rrapo kundër Shqipërisë, vendim i 25 shtatorit 2012

· nota diplomatike jep garanci të mjaftueshme;

· e përshtatshme të hamendësohet kundrejt një shteti kërkues, i cili gjithsesi ka një histori të gjatë respekti për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe fuqinë e ligjit, dhe i cili ka marrëveshje të gjata ekstradimi me Shtetet kontraktuese;

· Gjykata do të vlerësojë cilësinë e sigurisë së dhënë dhe nëse ajo mund ta bazojë atë në praktikat e shtetit i cili ka paraqitur kërkesën;

· u shqyrtuan gjithashtu pretendimet në lidhje me nenin 2 [ jo shkelje]; neni 1 i Protokollit nr. 13 [ jo shkelje]


Rastet ku janë konstatuar shkelje

1. Tërshana kundër Shqipërisë, vendim i datës datës 4 gusht 2020

Ankuesja pretendoi shkelje të nenit 2 të Konventës në aspektin material dhe procedural pas një sulmi me acid nga një person i panjohur, i cili nuk u kap asnjëherë nga policia.

· Pretendime për një hetim joefektiv

· Qasje joefektive ndaj dhunës ndaj grave nga zyrtarët e zbatimit të ligjit

· Moskryerje me shpejtësinë dhe vendosmërinë e duhur të masave hetimore të një rëndësie thelbësore

· Pamundësi e ankueses për të apeluar vendimin për pezullimin e hetimit, për të kundërshtuar (mungesën e) hapave hetimorë ose paraqitjen e kërkesës për dëmshpërblim

· Gjykata vendosi se nuk është shkelur neni 2 i Konventës nga pikëpamja materiale e saj, por ka shkelje nga pikëpamja procedurale e saj.

 

2. Prizreni kundër Shqipërisë, vendim i 11 qershor 2019

· mungesë të një hetimi efikas për vdekjen e vëllait, teksa ishte duke vuajtur dënimin me burgim, në kundërshtim me nenin 2 të Konventës;

· vendimi i prokurorit për mosfillimin e një hetimi penal formal për vdekjen e vëllait u kundërshtua deri në Gjykatën Kushtetuese, duke luajtur një rol aktiv në proces. Kërkesa, u vlerësua e pranueshme dhe u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese;

· kur që një i ndaluar vdes në rrethana të dyshimta, neni 2 u kërkon autoriteteve të kryejnë një hetim të pavarur dhe të paanshëm zyrtar, i cili përmbush standarde minimale të caktuara për efikasitetin;

· gjykata e ka interpretuar detyrimin procedural të nenit 2, duke iu kërkuar shteteve të ngrenë një sistem efikas dhe të pavarur gjyqësor, në mënyrë që shkaku i vdekjes së pacientëve nën kujdesin mjekësor, qoftë në sektorin publik apo në atë privat, mund të përcaktohet dhe të vihen përpara llogaridhënies personat përgjegjës;

· gjykata vëren disa mungesa të veçanta në veprimet hetimore të ndërmarra nga autoritetet vendëse;

· autoritetet vendase nuk kanë kryer një hetim të përshtatshëm dhe efikas në rrethanat që kanë të bëjnë me vdekjen e vëllait të aplikantit. Neni 2, aspekti procedural [shkelje].

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.