| Bookmark and Share

NENI 4 (Ndalimi I skllavërisë dhe I punës së detyruar)

1. Askush nuk do të mbahet në skllavëri ose në robëri.

2. Askush nuk do të shtrëngohet të kryejë një punë me dhunë ose të detyruar.

3. Në kuptim të këtij neni, termi “punë e kryer me dhunë ose e detyruar”, nuk përfshin:

a. çdo lloj pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi të ndaluar në kushtet e parashikuara nga neni 5 i kësaj Konvente ose gjatë lirimit të tij me kusht;

b. çdo lloj shërbimi i karakterit ushtarak ose, në rastin e kundërshtarëve të ndërgjegjes në vendet ku kundërshtimi i ndërgjegjes është i njohur me ligj, shërbimi që kryhet në vend të shërbimit ushtarak të detyrueshëm;

c. çdo lloj shërbimi që kërkohet në rast krizash ose fatkeqësish, që kërcënojnë jetën ose mirëqenien e bashkësisë;

d. çdo lloj pune ose shërbimi që është pjesë e detyrimeve normale qytetare.

Nuk ka pasur vendime sipas këtij neni.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.