Në zbatim të nenit 12, të Ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqiperise shpall procedurën e plotësimit të vëndit të lirë të punës në kategorinë punonjës mbështetës:
1 (një) punonjës i ruajtjes së sigurisë të brendshme me kontratë pune (struktura e pagës: klasa VIII sipas VKM nr. 717, datë 23.06.2009, i ndryshuar) në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes në administratën e Gjykatës Kushtetuese.