| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Marrëveshje bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Italisë

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit të mëtejshëm midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Italisë, u nënshkrua nga Kryetarët e tyre Dr. Vladimir Kristo dhe zoti Francesco Amirante “Marrëveshja mbi bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjelltë në fusha të interesit të përbashkët midis dy Gjykatave”.

Kjo marrëveshje parashikon:

- Shkëmbim periodik të vizitave reciproke të Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese shqiptare dhe Gjykatës Kushtetuese italiane;
- organizimin, e trajnimeve në ndihmë të bashkëpunëtorëve shkencor të Gjyqtarëve dhe të administratës të të dyja Gjykatave;
- shkëmbimin periodik të informacionit mbi jurisprudencat respektive kushtetuese;
- Organizimin në periudha periodike, të aktiviteteve të përbashkëta të organeve të drejtësisë kushtetuese me përfaqësues të këtyre dy Gjykatave ose Gjykatave Kushtetuese të vendeve të tjera etj.

 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.