| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT NENTOR 2024

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Sose Buçpapaj Nr. 8 (S) 2024 Regjistri Themeltar, datë 24.04.2024 Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 1209/3 dt. 19.11.2014 të Komisionit të Disiplinës, vendimit nr. 1491, datë 23.03.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, vendimit nr. 1213, datë 23.03.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, vendimit nr. 33, datë 11.01.2024 të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të të drejtës për një proces të rregullt të procedurës ligjore për fillimin e ecurisë disiplinore ndaj paditëses Sose Buçpарај. Cenimi e të drejtës për të njoftuar me shkrim paditësen nga eprorit direkt për fillimin e ecurisë disiplinore. Cenimin e të drejtës të parimit për t'u informuar lidhur me shkeljet faktike të pretenduara dhe provat për kryerjen e saj. Cenimin e të drejtës për të marrë pjesë në seancën dëgjimore të komisionit disiplinor me nr. 1209/3 prot., datë 19.11.2014. Cenimin e të drejtës të parimit për tu dëgjuar për të paraqitur provat për mbrojtjen juridike dhe të drejtën për t'u asistuar. Cenimin e të drejtës së tagrit ligjor të eprorit direkt me tagrin ligjor të komisionit disiplinor të cilat janë organe të ndryshme për zhvillimin e ecurisë disiplinore. Konstatimi i cenimit të drejtës për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gjykatën Administrative të Apelit, Gjykatën e e Lartë. Cenimi i të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e paanshme dhe e të drejtës për t’u dëgjuar. Cenimi i të drejtës për ankim efektiv. Cenimin e standartit të arsyetimit të vendimit gjyqësor. Cenimin e të drejtës për të marrë dokumentacionin e kërkuar në emrin tim. Cenimin e kriterit të nenit 6 të KEDNJ-së. Cenimin e standardit të sigurisë juridike. Cenimin e kontrollit të normës. Kthimin e çështjes administrative për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. 05 Nëntor, 2024 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-33, datë 11.01.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
2. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë Nr. 1 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 12.01.2024 Shfuqizimin e pjesshëm të vendimit nr. 457, datë 26.7.2023 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në vendimin nr. 132, datë 7.3.2018 të Këshillit të Ministrave “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”, të ndryshuar” , shkronjës “dh” të Aneksit 2, si dhe në pjesën që ka ometuar të përcaktojë në Aneksin 1, pika a.2) se çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllime banimi për Bashkinë Tiranë, do të zbatohen për lejet e ndërtimit të dhëna pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 2. Pezullimin e zbatimit të shkronjës “dh” të Aneksit 2, si dhe pikës a.2) të Aneksit 1, për lejet e ndërtimit të dhëna përpara hyrjes në fuqi të VKM-së nr. 457/2023 deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 06 Nëntor, 2024 Rrëzimin e kërkesës

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.