| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT PRILL 2024

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Gjykata e Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër Nr. 10 (Gj) Regjistri Themeltar, datë 26.06.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me nenin 30 të Kushtetutës të neneve 59, paragrafi 4, fjalia e dytë të Kodit Penal dhe neneve 22, pika B dhe 37 të Ligjit nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale” që kanë të bëjnë me ekzekutimin e menjëhershëm të alternativës së dënimit të pezullimit të ekzekutimit të dënimit dhe vënies në provë. 03 Prill, 2024 - Pranimin e kërkesës. - Shfuqizimin e fjalisë së dytë, të pikës 4, të nenit 59 të Kodit Penal, me përmbajtjen si vijon: “Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit të gjykatës që ka dhënë vendim për pezullimin e dënimit me burgim”. -
2. Arben Gjoleka Nr. 39 (A) Regjistri Themeltar, datë 04.09.2023 Konstatimi i cenimit të parimit për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor si rrjedhojë e mospërfundimit të gjykimit të çështjes gjyqësore administrative nr. 31151-01451-86-2022, nr. Akti 16849, datë 04.05.2022 prej Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-2963, datë 13.07.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për rishqyrtim të çështjes pranë tij. 04 Prill, 2024 Rrëzimin e kërkesës.
3. Ahmet Jangulli Nr. 38 (A) Regjistri Themeltar, datë 14.08.2023 Shfuqizimi i vendimeve penale për “disponimin ndëshkues ndaj avokatit”, nr. 115, datë 09.07.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, nr. 638, datë 05.07.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2023-649, datë 18.04.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën, rrjedhojë e cenimit të procesit të rregullt ligjor në të drejtën e aksesit në gjykatë. Shpenzimet gjyqësore (kërkesë, mbrojtje dhe gjykim) t’i ngarkohen Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. 04 Prill, 2024 Rrëzimin e kërkesës.
4. Bujar Musta Nr. 10 (B) Regjistri Themeltar, datë 14.07.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit gjyqësor administrativ nr. 00-2023-734, datë 07.03.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 04 Prill, 2024 Rrëzimin e kërkesës.
5. Klodiana Veizi (Mema) Nr.15 (K) 2023 Regjistri Themeltar, datë 31.07.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-220, datë 02.02.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, i vendimit nr. 7 (86-2022-48), datë 11.02.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. 09 Prill, 2024 1.Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-220, date 02.02.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
6. Klodiana Veizi (Mema) Nr. 24 (K) 2023 Regjistri Themeltar, datë 30.11.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2023-763, date 09.03.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr.3 (86-2022-40), date 04.02.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. 09 Prill, 2024 1.Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-763, date 09.03.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
7. Lirena Demaj, Leonard Demaj Nr. 11 (L) 2023 Regjistri Themeltar, datë 06.09.2023 Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit civil nr.209, datë 12.04.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. 09 Prill, 2024 Rrëzimin e kërkesës.
8. Julian Çela Nr. 14 (K) 2023 Regjistri Themeltar, datë 28.07.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 23/8, datë 19.01.2023 të Gjykatës së Lartë. 11 Prill, 2024 1.Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 23/8, datë 19.01.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshë
9. Kestrin Katro Nr. 14 (K) 2023 Regjistri Themeltar, datë 28.07.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut të vendimit nr.00-2023-762, datë 09.03.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut të vendimit nr.22, datë 07.03.2022 të Gjykatës Administrativ të Apelit Tiranë. Shfuqizimin e nenit 32, pika 2 të ligjit nr.96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i ndryshuar, përsa i përket vlerësimit të pasurisë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë 11 Prill, 2024 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-762, date 09.03.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
10. Elda Dinaj Nr.26 (E) 2023 Regjistri Themeltar, datë 15.12.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-1310, datë 27.07.2023 të Gjykatës së Lartë; urdhrit nr. 62, datë 26.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr. 137, datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 16 Prill, 2024 1.Rrëzimin e kërkesës.
11. Odise Xhelita Nr.1 (O) 2023 Regjistri Themeltar, datë 19.09.2023 Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-705 (85), datë 07.03.2023 të Gjykatës së Lartë dhe i vendimit nr. 11, datë 17.07.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. 18 Prill, 2024 1.Rrëzimin e kërkesës.
12. Agim Goga Nr.43 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 19.09.2023 Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 5622, datë 13.10.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, vendimit nr. 2221, datë 13.07.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 159, datë 08.05.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë në mbështetje të neneve 41, 1 e 4 , nenit 42, 1 e 2 dhe nenit 131, f të Kushtetutës së Shqipërisë dhe kthimin për rigjykim në Gjykatën e Lartë. 18 Prill, 2024 1.Rrëzimin e kërkesës.
13. Rezart Myslymi Nr.5 (R) 2023 Regjistri Themeltar, datë 22.09.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe KEDNJ-në i vendimit nr. 00-2023-731 (136), datë 25.04.2023 të Gjykatës së Lartë (në dhomë këshillimi), si vendim i dhënë në shkelje të standartit të një procesi të rregullt ligjor 23 Prill, 2024 1. Pranimi i kërkesës 2. Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-731(136) datë 25.04.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë 3.Kthimi i çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
14. Shoqëria "Energy Albania Group” sh.p.k, shoqëria "MP-HEC” sh.p.k. Nr.23 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 18.09.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-2204, datë 26.04.2023 të Gjykatës së Lartë. 23 Prill, 2024 1.Rrëzimin e kërkesës.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.