Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 18.04.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë:
 
Kërkues:  Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
 
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave.
 
Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së  pikës 4 të nenit 2, pikës 8 të nenit 4 dhe nenin 12 të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 131/1/a dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe të neneve  51/a, 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, 
 
V E N D O S I:
 
- Rrëzimin e kërkesës.
 

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.