Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

NJOFTIM PËR MEDIAN

Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot me datën 17.09.2014, shqyrtoi çështjen me palë:
 
Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë.
 
Subjekte të Interesuara:  KËSHILLI I MINISTRAVE, MINISTRIA E FINANCAVE, KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE  PERSONALE
 
Objekt:  1. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.
2. Pezullimin e vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.

Pasi morri në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e vendimit nr. 354, datë 04.06.2014, të Këshillit të Ministrave, në bazë të nenit 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, me vendimin e datës 17.09.2014, njëzëri.
 
        VENDOSI:

Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme” derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.