| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Seancat gjyqësore Shkurt 2017

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Zhaneta Hoxha (mbi bazë dokumentesh) Këshilli i Qarkut Tiranë, Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” Sh.p.k. Konstatimi i cenimit të parimit për një proces të rregullt ligjor, si pasojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës se prerë. 23 Shkurt, 2017 11:00
2. Ilir Tasha (mbi bazë dokumentesh) Ministria e Shëndetësisë, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Përmbarues gjyqësor Privat “Xhafer Sadiku” Konstatimi i cenimit të parimit për një proces të rregullt ligjor, si pasojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet e ngarkuara nga ligji, brenda një afati të arsyeshëm, në kuptim të nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ. 23 Shkurt, 2017 10:00
3. Kozak Arbana (mbi bazë dokumentesh) Myshevire Hysi, Këshilli i Qarkut Vlorë, Bashkia Sarandë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2014-3560, datë 09.12.2014 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 22 Shkurt, 2017 11:00
4. Aleksandër Kolonja, Kostantin Kolonja, Linde Ulrike Schiedel, Sabire Kolonja (mbi bazë dokumentesh) Alma Zadeja (Radovicka), Gëzim Radovicka, Gazmend Radovicka, Ambasada e Republikës së Turqisë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Agjencia e Trajtimit të Pronave Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr.1307 Akti, datë 14.04.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr.00-2014-3699 (582), datë 12.11.2014 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 21 Shkurt, 2017 11:00
5. Vjollca Mema, Matilda Hazizaj, Maltin Mema (mbi bazë dokumentesh) Sajmir Peko, Bashkia Sarandë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë Shfuqizimi i vendimit nr.00-2015-2817 (356), datë 15.07.2015 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 21 Shkurt, 2017 10:00
6. Shoqëria “Kulturë Sport Impex” Sh.a. (mbi bazë dokumentesh) Subi Cami, Skënder Meta, Nezir Kola, Besim Qinami, Ramiz Mema Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si pasojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë, nga autoritetet e ngarkuara nga ligji, brenda afatit të arsyeshëm, në kuptim të nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 16 Shkurt, 2017 11:00
7. Florian Shtalbi (mbi bazë dokumentesh) Ministria e Financave, Dega e Thesarit Gjirokastër Konstatimi i cenimit të së drejtës për proces të rregullt ligjor. Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.138, datë 27.02.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër; nr.00-2015-2578, datë 16.07.2015 të Gjykatës së Lartë. 16 Shkurt, 2017 10:00
8. Gjergj Marku (mbi bazë dokumentesh) Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve; Drejtoria I.E.P.V. Shënkoll Lezhë Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.666, datë 06.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë; nr.6, datë 09.01.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër; nr.00-2016-13, datë 14.01.2016 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 14 Shkurt, 2017 10:00
9. Avni Koboçi (mbi bazë dokumentesh) Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar; Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë Tiranë 09 Shkurt, 2017 10:00
10. Endrit Dokle (mbi bazë dokumentesh) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.1, datë 16.01.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda; nr.00-2014-1935 (175), datë 16.07.2014 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 02 Shkurt, 2017 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.