| Bookmark and Share

Seminar mbi të drejtën administrative, i organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar, 19-21 mars 2013

 Në vijim të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ),  në datat  19-21 mars 2013  u organizua  një seminar i përbashkët me temë mbi të drejtën administrative, me  lektor Prof. Dr.Jan Bergmann, gjyqtar kryesues në Gjykatën Administrative të Shtutgartit, dhe me pjesëmarrjen e këshilltarëve ligjorë dhe stafit administrativ të gjykatës.

 
Në seminar u trajtuan disa çështje si skema e kontrollit të padisë administrative, konceptet e papërcaktuara juridike dhe diskrecioni, e drejta procedurale administrative në fuqi në Bashkimin Evropian etj, si dhe u diskutuan me pjesëmarrësit kazuse ushtrimore të paraqitura nga  lektori.
 
Prof. Dr.Jan Bergmann zhvilloi dhe një takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, gjatë të cilit u shkëmbyen opinione si dhe u vlerësua bashkëpunimi me  Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar.

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.