| Bookmark and Share

Programi i Transparencës

Rreth autoritetit Kuadri ligjor rregullator. Tekstet e plota E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Gjykaten Kushtetuese Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të Gjykatës Kushtetuese. Informacion mbi procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/ partnetitetit publik privat.
Shërbimet që ofrohen nga Gjykata Kushtetuese Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të Gjykatës Kushtetuese Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata Kushtetuese
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga Gjykata Kushtetuese Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga Gjykata Kushtetuese

Si ti drejtohemi Gjykatës

Hapi i parë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, është paraqitja e kërkesës me shkrim. Çdo subjekt mund ta realizojë këtë veprim duke respektuar elementet formale të saj, sipas parashikimeve të nenit 27 si dhe nenet 71 e 71/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, ndryshuar me ligjin nr.99, datë 06.10.2016 .

Kërkesa depozitohet në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit të kësaj Gjykate. Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten aktet përkatëse sipas parashikimeve të Nenit 27 të Ligjit “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”. Kërkesa mund të dërgohet edhe me postë në adresën e Gjykatës Kushtetuese: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.26, Tiranë.
Për çdo informacion tjetër mund t’i drejtoheni Gjykatës Kushtetuese me e-mail, ose me postë në adresën e Gjykatës Kushtetuese, si dhe mund të telefononi në numrat e vëna në dispozicion nga kjo Gjykatë.

Gjykata ushtron veprimtarinë se saj çdo ditë nga ora 8.00 - 16.00. Dita e shtunë dhe e diel janë pushim.
 
( Kalendari i festave zyrtare )

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.