Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim i Kryetares dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese me një delegacion nga Gjykata e Apelit e Britanisë

Sot, në datën 28.05.2024, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, ka pritur në takim në ambientet e kësaj gjykate një delegacion nga Gjykata e Apelit e Britanisë, të kryesuar nga Lord Justice Dingemans, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Britani, i cili më parë ka mbajtur edhe funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë në Britani. Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe Judge Martin Picton, drejtor i Trajnimit Ndërkombëtar për Kolegjin Gjyqësor, znj. Victoria James, përfaqësuese e Zyrës Gjyqësore, z. Andi Hoxhaj, Profesor pranë Kolegjit Universitar të Londrës, si dhe Sh.T.Z. Alastair King-Smith, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.

Pasi e falënderoi Lordin Dingemans për vizitën në Gjykatën Kushtetuese, Kryetarja Zaçajbëri një përshkrim të shkurtër të funksionimit dhe kompetencave të kësaj Gjykate, si dhe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke evidentuar rëndësinë e programeve të bashkëpunimit dypalësh sikurse nisma e Partneritet për Edukimin Gjyqësor në fushën e drejtësisë.

Në fokus të këtij takimi ishte shkëmbimi dhe ndarja e eksperiencave në fusha të ndryshme si edhe synimi për vendosjen e një partneriteti me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Gjatë takimit u diskutuan edhe disa aspekte konkrete të këtij bashkëpunimi për të ardhmen, më konkretisht në drejtim të shkëmbimit të informacionit për çështje ligjore në interes të gjykimit kushtetues, zhvillimit të vizitave studimore dhe trajnimit të këshilltarëve ligjorë, ashtu edhe mbështetja në nivelin e ekspertizës teknike për sistemin e menaxhimit të çështjeve ligjore.

Në vijim, për nder të delegacionit britanik u shtrua një drekë të të cilën merrnin pjesë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

28 28

28

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.