Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të Fondacionit Konrad Adenauer

Sot, në datën 08.10.2024, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj, priti në një takim në ambientet e kësaj Gjykate, z. Gerhard Wahlers, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtues i Departamentit Ndërkombëtar të Fondacioni Konrad Adenauer, i cili shoqërohej në këtë takim edhe nga Dr. Thomas Kunze, Përfaqësues Rezident i Zyrës në Shqipëri.

Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj, pasi e falënderoi z Wahlers për vizitën në Gjykatën Kushtetuese, shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm me këtë Fondacion, duke evidentuar edhe disa prej aktiviteteve më të spikatura me të cilat është konkretizuar ky bashkëpunim.

Në vijim u diskutua edhe në lidhje me perspektivën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, një proces për të cilin forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracisë, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, pavarësia e pushtetit gjyqësor, janë kushte të nevojshme dhe të domosdoshme, të cilat përfaqësojnë po ashtu edhe parimet që udhëheqin veprimtarinë e këtij fondacioni politik.

8 8

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.