Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z. Marco Alonso ALONSO, 18 nëntor 2020

Znj. Vitore Tusha, anëtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, priti sot në një takim kortezie në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Shqipërisë,  SH.T.Z. Marco Alonso ALONSO, shoqëruar në këtë takim nga Zëvendësambasadori, z. Arnau Formiguera Vila, dhe nga Përgjegjësi për Çështjet e Brendshme, z. Alberto Herrera Caamaño.

Gjatë takimit, znj. Tusha bëri një ekspoze të situatës aktuale në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese, si dhe të veprimtarisë së institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili drejtohet prej saj që prej muajit korrik 2020. Po ashtu, znj. Tusha u fokusua në rëndësinë që mbart bashkëpunimi ndër-institucional për  vazhdimësinë dhe përmbylljen e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim ri-ngritjen dhe bërjen e saj funksionale në një kohë sa më të shpejt.

Pasi shprehu konsideratat per marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis vendeve tona, z. Ambasador u interesua për ecurinë e procesit të refomës në drejtësi, duke e lidhur suksesin e këtij procesi me hedhjen e hapave të mëtejshme drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

foto18

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.