Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesisë së Saj Zonjës Yuri Kim dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian, Shkëlqesisë së Tij Zotit Luigi Soreca, në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë

Sot, në datën 21.01.2021, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga zonja Vitore Tusha, Kryetare, zhvilloi një takim zyrtar në ambientet e kësaj Gjykate me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Saj zonjën Yuri Kim, si dhe Ambasadorin e Bashkimit Europian, Shkëlqesinë e Tij zotin Luigi Soreca.

Pasi shprehu kënqësinë e saj të veçantë për faktin se tashmë kjo vizitë po bëhet në një Gjykatë Kushtetuese funksionale, zonja Vitore Tusha i falënderoi ambasadorët për mbështetjen dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm, si dhe për besimin e treguar në çdo etapë, duke ndihmuar e lehtësuar edhe bashkëveprimin institucional në këtë proces.

Po ashtu, Kryetarja dhe gjyqtarët evidentuan edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, duke theksuar vullnetin për ta përmbushur misionin që i është caktuar nga Kushtetuta me integritet e qëndrueshmëri, por edhe me përkushtim e maturi, në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut, të shtetit ligjor dhe demokracisë.

Gjatë takimit ambasadorët shprehën kënaqësinë dhe njëkohesisht pohuan rëndësinë e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar mbështetjen e tyre shumëplanëshe dhe bindjen se kryerja e veprimtarisë vendimmarrëse në respektim të Kushtetutës dhe ligjit do të rikthejë besimin e publikut te Gjykata Kushtetuese dhe do të shënojë një hap përpara drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

_j3a1362 _j3a1349

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.