Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesisë së Saj Zonjës Yuri Kim, në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Sot, në datën 13.10.2020, Zonja Vitore Tusha, Anëtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Zëvendëskryetare e KED, priti në një takim zyrtar në ambientet e kësaj Gjykate, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Saj Zonjën Yuri Kim, e cila shoqërohej nga Znj. Michelle Lakomy, këshilltare ligjore rezidente pranë OPDAT. 


Zonja Vitore Tusha bëri një përshkrim të situatës aktuale dhe veprimtarisë së deritanishme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili po vazhdon të punojë duke ndjekur procedurat ligjore dhe respektuar gjithashtu edhe rekomandimet e bëra në këtë kuadër nga Komisioni i Venecias pak kohë më parë.


Po ashtu, në fokus të takimit ishin edhe hapat konkretë të ndërmarrë lidhur me ecurinë e procesit të verifikimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, si dhe për rëndësinë që mbart, veçanërisht në këtë moment, bashkëveprimi dhe bashkërendimi institucional për përmbylljen me sukses të këtij procesi dhe ringritjen sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese.

image1 image2

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.