Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Vizitë e trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese Federale Gjermane, janar 2024

Në datat 14 – 16 janar 2024, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga gjithë trupa e gjyqtarëve të kësaj gjykate, zhvilloi një vizitë studimore pranë Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane.

Gjatë kësaj vizite u zhvilluan dy sesione pune gjatë të cilave pati prezantime nga gjyqtarët e të dyja gjykatave dhe më pas diskutime lidhur me çështjet më të rëndësishme të evidentuara. Temat mbi të cilat u diskutua më gjerësisht kishin në fokus: ankimin kushtetues individual; kontrollin kushtetues të akteve normative; sfidat në komunikimin dhe marrëdhëniet e gjykatave kushtetuese me publikun, si dhe marrëdhënien ndërmjet Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut/Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe së drejtës kombëtare/gjykatave kushtetuese kombëtare.

Kjo vizitë krijoi mundësinë e shkëmbimit të thelluar të përvojave dhe opinioneve mes gjyqtarëve të të dyja gjykatave, duke u bazuar në jurisprudencat respektive dhe tendencat më të fundit të zhvillimeve të drejtësisë kushtetuese.

16

16

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.