| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë studimore e një delegacioni të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në Strasburg, 1-4 Dhjetor 2015

Me ftesë të Këshillit të Europës, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë znj. Elsa Toska, këshilltare e Kryetarit, znj. Kaliona Nushi, znj. Valbona Pajo dhe znj. Olta Aliaj, këshilltare ligjore, bëri një vizitë studimore në Këshillin e Europës në Strasburg në datat 1-4 dhjetor 2015. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të projektit të përbashkët të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian për rritjen e eficiencës së sistemit gjyqësor në Shqipëri.
 
Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë pati takime të rëndësishme me përfaqësues të strukturave të Këshillit të Europës, si përfaqësues nga CEPEJ-ja, Komisioni i Venecias, si dhe Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjatë këtyre takimeve u diskutua për tema të ndryshme në lidhje me problematikat e të drejtave të njeriut, veçanërisht në lidhje me çështjet shqiptare të shqyrtuara nga GJEDNJ-ja, si dhe standardet europiane të administrimit të drejtësisë, në kuadër të eficiencës së dhënies së shërbimit publik të drejtësisë nga gjykatat.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.