| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizita studimore të vitit 2014

Rezultate 1 - 3 / 3
17.11.2014
Bazuar në marrëveshjen dypalëshe mes Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, në datat 2 – 6 Nëntor 2014, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga Znj.Elsa Toska – këshilltare e Kryetarit, Znj. Valbona Bala – këshilltare e gjyqtarëve, Znj. Fiona Papajorgji - këshilltare e gjyqtarëve dhe znj. Jonida Kondili – asistente e Kryetarit, mori pjesë në një program studimor pranë Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.
19.09.2014
Me ftesë të Këshillit të Europës, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga Znj. Vitore Tusha, Znj. Altina Xhoxhaj, gjyqtare, si dhe Znj. Elsa Toska, Znj. Arta Llazari, këshilltare ligjore, bëri një vizitë studimore në Këshillin e Europës dhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg në datat 7-9 korrik 2014
25.04.2014
Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, Dr. Sebastian Nerad, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Zoti Kujtim Osmani, zhvilloi një vizitë studimore dy ditore pranë Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, në datat 17 – 19 prill 2014. Delegacioni kishte në përbërje të tij edhe drejtorët e tri drejtorive në Gjykatën Kushtetuese, si dhe tri këshilltarë ligjorë.
Rezultate 1 - 3 / 3

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.