| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë studimore e një delegacioni të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë pranë Gjykatës Kushtetuese të Italisë, 22 – 23 nëntor 2012

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Italisë në qershor 2009, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga z. Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm, znj. Noela Ruço, znj. Alma Çomo, z. Kujtim Sheshi, drejtorë, dhe znj. Arta Vorpsi, z. Dardan  Mustafaj,    z. Alban Brati, këshilltarë, zhvilloi një vizitë studimore pranë Gjykatës Kushtetuese të Italisë, në datat 22 – 23 nëntor 2012.

Programi i vizitës dy ditore u fokusua në dhënien e një panorame të përgjithshme të mënyrës së funksionimit dhe organizmit të Gjykatës Kushtetuese të Italisë. Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u prit në një takim të posaçëm në zyrën e tij nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese të Italisë, Z. Giuseppe Troccoli, së bashku me Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme, Znj. Angela Maria Marini.  Gjatë këtij takimi, Z. Troccoli shprehu kënaqësinë e tij për marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy gjykatave tona kushtetuese, si dhe konkretizimin e këtyre marrëdhënieve nëpërmjet kësaj vizite studimore të stafit administrativ dhe këshilltarëve ligjorë.

Takime u zhvilluan dhe me drejtuesit e Zyrës së Ceremonialit dhe Marrëdhënieve me Publikun, Drejtorisë së Studimeve, Zyrës së trajtimit të çështjeve që vijnë për shqyrtim në gjykatë (Ufficio ruolo), Drejtorisë së financës, Drejtorisë së punëve të përgjithshme dhe personelit, me Kancelarin si dhe me këshilltarët e Kryetarit.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.