| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë studimore e përfaqësuesve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë pranë GJEDNJ, Strasburg, 16 - 27 nëntor 2015

Në kuadër të programit të aktiviteteve të përbashkëta të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me Fondacionin Hanns-Seidel, u zhvillua një vizitë studimore në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) nga 16 deri në 27 nëntor 2015.
Nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë morën pjesë znj. Brunilda Bara, Drejtore e Drejtorisë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit, znj. Rezarta Bitri dhe z. Eugen Papandile, këshilltarë ligjorë.
 
Kjo vizitë studimore me orientim trajnues pranë Divizionit 4.2 të GJEDNJ, nën mbikëqyrjen e Shefit të Divizionit Peter Kempees dhe të juristit Ylli Peco, u mundësoi përfaqësuesve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të krijojnë një panoramë të përgjithshme rreth veprimtarisë dhe funksionimit të përditshëm të GJEDNJ dhe objektivave të saj si dhe rreth rolit të saj unik në zhvillimin e standardeve dhe praktikave mbi të drejtat e njeriut, shtetin ligjor dhe demokracinë në Evropë.
 
Trajnime të kësaj natyre plotësojnë dhe thellojnë njohuritë e fituara gjatë përvojës personale të punës me qëllim përmirësimin e performancës dhe rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së përditshme në Gjykatën Kushtetuese. Për më tepër, këto lloj vizitash promovojnë integrimin europian, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë për të punuar në një mjedis shumë-kulturor dhe shumë-gjuhësor ku respektohen vlerat e Këshillit të Evropës.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.