| Bookmark and Share

03 Nëntor 2009

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Dr.Vladimir Kristo priti, me kërkesë të tyre, Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës zotërinjtë David Wilshire dhe Jako Lakso. Gjatë takimit reporterët e Këshillit të Europës u interesuan për ecurinë e  shqyrtimit të ankimimit të ligjit nr.10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve” pas marrjes së opinionit “Amicus Curiae” nga Komisioni i Venecias si dhe për çështje të tjera të shqyrtuara nga kjo gjykatë për vitin 2009.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.