| Bookmark and Share

Takime zyrtare të vitit 2018

06.12.2018
Sot me datën 06.12.2018, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z Bashkim Dedja, priti në një takim, Ambasadoren e Hollandës në Shqipëri, Zj Guusje Korthals Altes.
20.11.2018
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti sot në mjediset e kësaj gjykate një delegacion të reporterëve të Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës, i cili përbëhej nga z. Jorgen Steen Sorensen, anëtar i Komisionit të Venecias, z. James Hamilton, ish-anëtar zëvendësues i Komisionit të Venecias, znj. Artemiza-Tatiana Chisca, Sekretariati i Komisionit të Venecias, si dhe z. Olsi Dekovi, Shefi i Zyres se KiE-së.
15.11.2018
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate një delegacion të Gjykatës së Kasacionit të Turqisë i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të bashkëpunimit me Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.
24.07.2018
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Sh.T. Znj. Susanne Schütz.
18.07.2018
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Dewi van de Werd, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatil. Biseda u fokusua kryesisht në ecurinë e reformës në sistemin e drejtësisë, veçanërisht te impakti që procesi i vettingut ka krijuar në Gjykaten Kushtetuese.
25.06.2018
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar në selinë e kësaj gjykate një delegacion të përbërë nga zëvendësit e Ombudsmanit të Republikës së Kosovës, të cilët shoqëroheshin në këtë takim edhe nga znj. Erinda Ballanca, Avokati i Popullit të Republikës së Shqipërisë.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.