| Bookmark and Share

Bullgari, 20-23 qershor 2005

Me ftesë të z. Nedelko Beronov, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese i kryesuar nga z. Gjergji Sauli, Kryetar, dhe i përbërë nga z. Alfred Karamuço, znj. Vjollca Meçaj, anëtarë, dhe z. Hajredin Fuga, këshilltar i Kryetarit, zhvilloi nga data 20 deri me 23 qershor 2005 një vizitë pune në Bullgari. Gjatë kësaj vizite, delegacioni  i Gjykatës Kushtetuese bëri disa takime pune me homologët bullgarë, gjatë të cilëve u shkëmbyen përvojat e të dy gjykatave në fushën e kontrollit kushtetues. Delegacioni u prit në takim të veçantë nga Presidneti i Republikës së Bullgarisë.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.