| Bookmark and Share

Pjesëmarrje ne veprimtari jashtë vendit për vitin 2014

Rezultate 1 - 10 / 13
03.12.2014
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Kryetari i Gjykatës Z. Bashkim Dedja, dhe Drejtori i Kabinetit, Z. Aleksandër Toma, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Mbrojtja kushtetuese e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.
27.10.2014
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Enver Hasani, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbëre nga z. Gani Dizdari, z. Fatmir Hoxha – anëtarë të kësaj Gjykate dhe z. Kujtim Osmani – Sekretar i Përgjithshëm, morën pjesë në Ceremoninë solemne të Vitit të Pestë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, e cila u zhvillua në Prishtinë në datën 15 tetor 2014.
27.10.2014
Me ftesë të Prof.Dr.Dres.h.c. Rainer Arnold, Shef i Katedrës “Jean Monnet” dhe Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të së Drejtës Kushtetuese Europiane, Z. Aleksandër Toma – Drejtor i Kabinetit të Kryetarit dhe Znj. Arta Vorpsi – këshilltare ligjore, morën pjesë në Kongresin e XVI-të Ndërkombëtar të të Drejtës Kushtetuese të Krahasuar Europiane mbi Zhvillimet e së Drejtës Ndërkombëtare: E drejta Civile dhe Kushtetuta, i cili u zhvillua në Regensburg, Gjermani, në datat 17-18 tetor 2014.
13.10.2014
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga Z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës, dhe Z. Sokol Berberi, anëtar i kësaj Gjykate, mori pjesë në punimet e Kongresit të 3-të të Konferencës Botërore të Drejtësisë Kushtetuese, që u zhvillua në Seul, në Republikën e Koresë, nga 28 shtator deri në 01 tetor 2014.
24.09.2014
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Kryetari i Gjykatës Z. Bashkim Dedja, dhe Drejtori i Kabinetit, Z. Aleksandër Toma, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Sfidat e sotme në drejtësinë kushtetuese: 1. Parimi i ndarjes së pushteteve dhe mbrojtja e tij nga Gjykata Kushtetuese 2. Kontrolli kushtetues i akteve nënligjore”.
30.07.2014
Me ftesë të Z. Schnutz Rudolf Dürr, Drejtues i Divizionit për Drejtësinë Kushtetuese të Komisionit të Venecias Znj. Noela Ruço Drejtore e Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë mori pjesë në Takimin e 13-të të Këshillit të Përbashkët për Drejtësinë Kushtetuese, në cilësinë e nëpunëses ndërlidhëse e Komisionit të Venecias, i cili zhvilloi punimet në Batumi, Gjeorgji në datat 26-27 qershor 2014.
21.06.2014
Nga data 18 deri 21 qershor 2014 u zhvillua në Shën Petersburg të Rusisë Forumi IV Ndërkombëtar Ligjor i Sh. Petersburgut.
18.06.2014
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në 13 qershor 2014, në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen e Fondacionit “Hanns Seidel” organizoi Konferencën Rajonale me temë: “Veçoritë e gjykimit kushtetues dhe dallimi nga juridiksioni i gjykimit të zakonshëm”, në Prishtinë, Kosovë. Në këtë konferencë, krahas gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, morën pjesë edhe homologët e tyre nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë dhe Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi.
05.06.2014
Në datat 21-23 maj 2014, u zhvillua në Valetta, Malta, Konferenca e 17-të Gjyqësore Ndërkombëtare, e organizuar nga Fondacioni i Familjes Furth, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Miçiganit dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES).
21.05.2014
Kongresi i XVI-të i Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane, i organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Austrisë, u zhvillua në Vjenë, në datat 12 – 14 maj 2014. Në këtë aktivitet, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë është përfaqësuar nga Z. Bashkim Dedja, Kryetar i kësaj Gjykate, dhe Z. Sokol Berberi, gjyqtar.
Rezultate 1 - 10 / 13

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.