| Bookmark and Share

Forumi i tretë i rrjetit të Gjykatave Supreme (SCN), Strasburg, Francë, 6-7 qershor 2019

Me ftesë së z. Linos-Alexandre Sicilianos, Kryetar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në datat 06.06.2019 – 07.06.2019 është zhvilluar në Strasburg, Francë, Forumi i tretë i Rrjetit të Gjykatave Supreme, (SCN) një platformë e konceptuar për forcimin e dialogut mes GJEDNJ-së dhe Gjykatave Supreme të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, ku Gjykata Kushtetuese bën pjesë që nga data 8 dhjetor 2016.
 
Në këtë forum, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u përfaqësua nga znj. Elsa Toska, këshilltare ligjore dhe pika e kontaktit e Gjykatës Kushtetuese me GJEDNJ-në. Ky forum përgjatë dy ditëve e vuri theksin mbi forcimin e zbatimit të të drejtave të njeriut në Europë, diskutoi mbi tematika si; emigracioni dhe terrorizmi, si dhe diskutoi mbi eksperiencën e parë mbi zbatimin e protokollit 16 të KEDNJ-së.
 
Pjesëmarrësit, gjyqtarë/këshilltarë të gjithë pika kontakti të gjykatave respektive me GJEDNJ-në, biseduan mbi praktikat kushtetuese dhe ligjore lidhur me temat sipas axhendës, si dhe u shprehën për rëndësinë e forcimit të dialogut mes gjykatave supreme të vendeve anëtare të Këshillit të Europës me GJEDNJ-në.
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.