Konferenca e 17-të Gjyqësore Ndërkombëtare, Valetta, Malta, 21-23 maj 2014
Në datat 21-23 maj 2014, u zhvillua në Valetta, Malta, Konferenca e 17-të Gjyqësore Ndërkombëtare, e organizuar nga Fondacioni i Familjes Furth, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Miçiganit dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES). Temat në të cilat u fokusua Konferenca Gjyqësore Ndërkombëtare e këtij viti ishin: “Shteti i të drejtës në kultura të ndryshme,” “Parimet bazë: Kushtetutat, Sistemet Ligjore dhe Gjyqësori,” “Roli i gjyqësorit në çështjet zgjedhore,” si dhe “Sheriati në kuadrin civil dhe Shteti i të drejtës.”
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë u përfaqësua në këtë aktivitet nga një delegacion i përbërë nga Z. Besnik Imeraj dhe Z. Fatos Lulo, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo Konferencë është një takim i përvitshëm i gjyqtarëve të gjykatave kushtetuese, gjykatave të larta dhe të arbitrazhit nga vende të ndryshme të botës, të cilët mblidhen dhe diskutojnë çështje të rëndësishme lidhur me pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe forcimin e shtetit të së drejtës.