| Bookmark and Share

Konferencë Ndërkombëtare me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Azerbajxhanit, 6 dhe 7 korrik 2018

Konferenca Ndërkombëtare, e cila u hap me një dokumentar të shkurtër dedikuar Gjykatës Kushtetuese të Azerbajxhanit që prej momentit të krijimit të saj, vijoi me përshëndetjet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Azerbajxhanit, përfaqësues të tjerë të lartë të Republikës së Azerbajxhanit, Presidenti i Komisionit të Venecias, si dhe Drejtuesi i Programit “Përqasja ligjore drejt standardeve europiane në Kaukazin jugor” të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ). Me tej, Konferenca Ndërkombëtare vazhdoi me diskutime të organizuara me sesione dhe panele të ndryshme.
 
Në datën 7 korrik, për të gjitha delegacionet pjesëmarrëse në konferencë u organizua një pritje zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Azerbajxhanit, e cila vijoi me pas me një program social per tu njohur më nga afër me kulturën, traditat dhe historine e shtetit të Azerbajxhanit.
 
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.