Kongresi i XVII-të Ndërkombëtar i të Drejtës Kushtetuese të Krahasuar Europiane
Regensburg, Gjermani, 16-17 Tetor 2015.
Me ftesë të Prof. Dr. Rainer Arnold, Shef i Katedrës “Jean Monnet” dhe Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të së Drejtës Kushtetuese Europiane, dy përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm dhe znj. Arta Vorpsi, këshilltare ligjore, morën pjesë në Kongresin e XVII Ndërkombëtar të së Drejtës Kushtetuese të Krahasuar dhe Europiane. Punimet e Kongresit u zhvilluan në Regensburg, Gjermani, në datat 16-17 tetor 2015.
Prej disa vitesh Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë merr pjesë në këtë veprimtari ndërkombëtare, e cila jep mundësinë jo vetëm për të thelluar njohuritë në fusha të ndryshme të së drejtës, por edhe për të diskutuar zhvillimet aktuale kushtetuese me gjyqtarë kushtetues të vendeve të ndryshme dhe me akademikë të njohur në mbarë botën.
Në përgjigje të ftesës së Prof. Dr. Arnold, e cila është dëshmi e vazhdimësisë së bashkëpunimit të shkëlqyer dhe njëkohësisht vlerësim për mendimin profesional, në këtë Kongres znj. Arta Vorpsi bëri prezantimin me temë: “Gjykatat Kushtetuese dhe gjykatat e zakonshme: bashkëpunim apo konflikt?”