Kongresi i XXII-të Ndërkombëtar i të Drejtës Kushtetuese Europiane të Krahasuar, Vilnius, Lituani, 04-05 tetor 2019.
Me ftesë të Prof. dr. dres.h.c. mult. Rainer Arnold, Shef i Katedrës “Jean Monnet” dhe Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të së Drejtës Kushtetuese Europiane, dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Lituanisë, Prof. Dr. Dainius Žalimas, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga z. Aleksandër Toma, drejtor i Kabinetit të Kryetarit, dhe znj. Arta Vorpsi, këshilltare ligjore, mori pjesë në Kongresin e XXII-të Ndërkombëtar të së Drejtës Kushtetuese Europiane të Krahasuar, i cili u zhvillua në datat 04-05 tetor 2019 në Vilnius, Lituani.
Ky Kongres Ndërkombëtar ka një traditë të gjatë në mbledhjen së bashku të akademikëve dhe gjyqtarëve kushtetues nga shumë vende të botës në një forum ndërkombëtar reflektimi dhe debati. Tema e Kongresit XXII ishte: “Zhvillimi i konceptit të demokracisë në drejtësinë kushtetuese”.
Gjatë punimeve të këtij Kongresi Prof. Dr. Arta Vorpsi mbajti prezantimin me temë: “(Anti)kushtetutshmëria e amendamentit kushtetues dhe efektet e tij në diskrecionin parlamentar”.