Përfshirja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në projektin e Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës SEJ III.
Zonja Vitore Tusha, Anëtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, priti në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, një grup ekspertësh të projektit SEJ III, projekt i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës i cili ka për qëllim rritjen e cilësisë dhe efikasitetit në drejtësi, si dhe përmirësimin e mëtejshëm të administrimit të drejtësisë sipas udhëzimeve dhe standardeve më të mira ndërkombëtare. Në këtë takim u ra dakord që edhe Gjykata Kushtetuese të përfshihet në projektin SEJ III.
Znj. Vitore Tusha falënderoi përfaqësuesit e projektit për vullnetin e shprehur për bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese, si dhe konfirmoi gatishmërinë institucionale për partneritet me Këshillin e Europës edhe në të ardhmen.