Pjesëmarrja e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Konferencën e 20-të Gjyqësore Ndërkombëtare, Paris, Francë, 17-19 maj 2017.
Me ftesë të Fondacionit të Familjes Furth, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga z. Vladimir Kristo, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, z. Aleksandër Toma, Drejtor i Kabinetit, dhe znj. Thomaida Xhoxhaj, specialiste e nivelit të lartë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në Konferencën e 20-të Gjyqësore Ndërkombëtare, e cila zhvilloi punimet në Paris, Francë, në datat 17-19 maj 2017.
Në sesionet e kësaj konference të gjithë pjesëmarrësit, gjyqtarë të gjykatave kushtetuese dhe të gjykatave të larta nga shumë vende të botës, diskutuan tema që lidhen me nevojat e edukimit të vazhdueshëm për gjyqtarët nëpërmjet instituteve të trajnimit gjyqësor, reagimin e drejtësisë penale ndaj terrorizimit, konfliktet mes konceptit te juridiksionit universal dhe shtetit sovran, etj.