Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Kryetari i Gjykatës Z. Bashkim Dedja, dhe Drejtori i Kabinetit, Z. Aleksandër Toma, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Mbrojtja kushtetuese e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”. Ky aktivitet u organizua me rastin e 50-vjetorit të drejtësisë kushtetuese në Malin e Zi, në datat 26-29 nëntor 2014.
Punimet e Konferencës u zhvilluan në Budva, me pjesëmarrjen e shumë vendeve të rajonit dhe më gjerë dhe u përshëndetën nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, Znj. Desanka Lopičić, nga Presidenti i Malit të Zi, Z. Filip Vujanović, nga Drejtori i Divizionit të Drejtësisë Kushtetuese në Komisionin e Venecias, Z. Schnutz Dürr, dhe nga përfaqësuesja e Këshillit të Europës, znj. Milica Vesovic.